“Po e katandisni Partizanin me 150 tifozë”! Dosti ngre zërin: Kastrioti i fundit ka më shumë gola me aksion se Partizani

Edmond Dosti ka reaguar sërish sa i përket momentit “JO” të Partizanit. Figura e njohur e të kuqëve tregon se skuadra po katandiset me 150 tifozë në stadium pasi po i mungon forca sulmuese.

“Partizani ka shënuar pak gola! “Kemi shënuar vetëm 8 gola. Mbase 3 apo 4, i kemi bërë me penallti (të merituara).
Kastrioti i vendit të fundit ka shënuar 7 gola, me aksione. Përgjigjen e pyetjes se përse shënojmë kaq pak, mund ta gjeni te këto foto, marrë nga pamjet në Youtube, të hedhura nga klubi.
Kur sulmojmë, e bëjmë këtë gjë me forca të pakta.

Jo më shumë se 4 vetë. Rrapaj i cili është me detyrë mesfushor ofensiv qëndron larg vijës së 16 metrave. Kaçe, nuk duket fare në zonën kundershtare
Njëherë që kemi sulmuar me shumë forca, Kaçe rrezikoi portën, (duke goditur jashtë.) DUHET TË SULMOJMË ME SHUMË LOJTARË.

Partizani e ka patur traditë që pësonte gol, por shënonte 2 e më shumë.
Po e katandisni Partizanin ta shikojnë vetëm 150 vetë. Nuk bëhet manovra sulmuese me marshin në indietro o drejtues…!  Siç thotë dhe kënga e Guerrilsave; O Dema t’kuq! Vetëm sulmoni…!”, shkruan Dosti. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online