Rastet e gra.bitjeve të futbollistëve po shtohen, Çollaku: Në Serbi lojtarët që kanë bërë lekë paguajnë grupet kri.minale

Rahim Sterling la grumbullimin në Katar për t’u kthyer në Angli, pasi u njoftua se një grup gra.bitësish kishin bastisur banesën e tij. Ngjarje të tilla janë shtuar ndjeshëm vitet e fundit, prandaj është diskutuar edhe në studion e emisionit “Botërori Katar 2022“ në “Ora TV“. Nisur nga kjo temë Mirsad Çollaku ka treguar se në Serbi futbollistët detyrohen të paguajnë gjoba për grupet kri.minale, ndërsa në Kosovë ndodh e kundërta, pasi futbollistët respektohen nga të gjithë.

“Në Serbi, të gjithë futbollistët që kanë bërë shumë lekë nëpër Europë, kur ikin në Serbi paguajnë gjoba. U paguajnë gjoba grupeve kri.minale të Serbisë. Paguajnë që “të ruajnë“. Në Kosovë kanë respekt për futbollistët, janë të privilegjuar“, ka treguar Mirsad Çollaku./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online