“Nuk ia dha kënaqësinë që lojtari serb ta shihte në tokë“, Ahmataj vlerëson qendrimin e Xhakës: Një lojtar tjetër do aktronte, do e nxirrte me të kuq

Julian Ahmataj ka vlerësuar qendrimin në këmbë të Granit Xhakës në momentin që u shty nga Milenkoviç. Trajneri shqiptar ka thënë në emisionin “Botërori Katar 2022“ në “Ora TV“ se nëse do të ishte një lojtar tjetër, atëherë do ishte rrëzuar dhe do të kishte nxjerrë me karton të kuq lojtarin serb. Por Xhaka nuk ia dha kundërshtarit kënaqësinë për ta parë përtokë.

“Gjithë ai gjak që ka Xhaka ka bërë që kur ka marrë atë shtyrjen nga lojtari serb (të qendronte në këmbë)… Një lojtar tjetër mund të ishte rrëzuar dhe e kishte nxjerrë me karton të kuq lojtarin serb në atë moment. Ai nuk e ka bërë atë gjë. Për mendimin tim ka bërë shumë mirë që nuk e ka bërë atë gjë. Nuk ia ka dhënë kënaqësinë lojtarit serb që të binte në tokë. E ka mbajtur veten. Kjo është shumë fisnike në futboll, sepse një lojtar tjetër mund të kishte bërë aktrim“, është shprehur Julian Ahmataj./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online