“Aty nuk je në bibliotekë dhe të sillesh si aristokrat“, Altin Sulçe kundërshton kritikët e Xhakës: Në futboll të lëviz zemra

Jehona e ndeshjes mes Serbisë dhe Zvicrës vazhdon ende. Altin Sulçe ka komentuar përplasjen mes lojtarëve serbë dhe Granit Xhakës, duke i dalë në mbrojtje mesfushorit shqiptar. Gjatë emisionit “Botërori Katar 2022“ në “Ora TV“, Sulçe është shprehur se Xhaka nuk ndodhej në bibliotekë dhe të sillej si aristokrat në atë situatë, pasi ndeshja e futbollit mbart me vete edhe adrenalinë.

“Dëgjova dhe komentet e disave që thanë se Xhaka nuk duhet ta bënte këtë. Po mirë, Xhaka njeri është. Sepse aty nuk je në bibliotekë, je në futboll, ku zemra të lëviz, qarkullimi i gjakut shkon dhe ti nuk je i njëjti njeri. Ti nuk je në bibliotekë atje dhe të vësh picetën këtu e të sillesh sikur je aristokrat. Aty je në ndeshje futbolli“, ka thënë Altin Sulçe./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online