“Rastësisht arbitre”, Emanuela Rusta nuk do që të ndalet

Emanuela Rusta ka fituar stemën e FIFA-s dhe është arbitrja e parë femër nga Shqipëria që e bën diçka të tillë. Ajo mori pjesë në testimet që u bënë në Lisbonë të Portugalisë pak kohë më parë dhe ia doli që mes 38 arbitreve femra të kalonte testet. Vajza nga Elbasani u vlerësua pozitivisht edhe testimin e bërë për Rregulloren e Lojës.

“Ndjesi normalisht që është shumë pozitive dhe është një arritje shumë e madhe. Nuk do mjaftohem me kaq, pasi normalisht kam pritshmëritë e mia për shumë më lart”, është shprehur Rusta në një interviste të dhënë për “TV Klan”.

Më tej ajo shton: “Në momentin që bëhesh arbitre duhet ta ndash mendjen që po e bëj këtë profesion dhe të mos ndikohesh nga mentaliteti, nga gjykimet apo qoftë nga ndonjë ofendim që mund të dëgjosh në fushën e futbollit”.

Rusta në futboll nuk vjen pa ndonjë lidhje me sporti. Ajo ka qenë pjesë e Elbasanit në basketboll, por tanimë “zemrën” e saj e ka marrë arbitrimi. “E nisa në mënyrë rastësore dhe më pëlqeu. Tanimë nuk do të ndalem më në këtë fushë dhe profesion”, përfundoi Rusta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *