“Raste për gol si kurrë më parë”, Hamdi Salihi flet për Kombëtaren: Reja e tha që ditën e parë…

Kombëtarja e Shqipërisë ka krijuar shumë raste në takimet e fundit kundër Kazakistanit dhe Lituanisë, por pa mundur që të realizojë. Pikërisht rreth kësaj çështje ka folur edhe Hamdi Salihi në “Ora Sport”. Dikur si pjesë e kuqezinjëve dhe një sulmues që i ka falur emocione tifozëve me realizimet e tij, ndërsa tanimë është pjesë e stafit të Kombëtares. Kur flitet për problemin aktual te Shqipëria, Salihi shprehet se rastet janë krijuar si kurrë më parë, por ajo që ka munguar është fati.

“Trajneri e ka thënë që ditën e parë se nuk ka qejf të bëjë lëvizje të mëdha, në rreshtim etj. Nuk është tipi që i pëlqen të bëjë eksperimente të mëdha. E vërteta është se, një ekip kur nuk funksionon në një fazë nuk funksionon si ekip. Nuk e ve dot gishtin te një lojtar ose pozicion se do ishte shumë e  thjeshtë, ndërron atë dhe rregullon problemin.

Për mendimin tim, rastet për gol në dy ndeshjet e fundit, i kemi patur si asnjëherë më parë. Ka qenë aftësia e sulmuesve për të krijuar raste por fati… Dhe kanë qenë sulmues të rinj, si Broja apo Seferi, të cilët me më pak fat dhe me më pak më shumë qetësi para porte…”, tha Salihi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online