Pyetje që bëhet ende/ Si do ndaloni Ibrahimoviç? Trajneri i Romës: Kumbulla ka gjithë besimin tim

Nga Klaudio Ndreca

Duket vërtet e çuditshme që edhe në moshën 39-vjeçare të suedezit në mediat italiane i bëjnë si pyetje me të drejtë trajnerit kundërshtar: “Si do e ndaloni Zlatan Ibrahimoviç?”. Sikur ky sulmues të ishte ende 19-vjeç, por në fakt e gjithë e vërteta është se suedezit po thyen ligjet e futbollit.

Tanimë edhe pjesëtarët e këtij sporti do e shohin me mëdyshje mbylljen e karrierës siç ishim mësuar deri tani. Jo vetëm për dopietën e realizuar ndaj Interit dhe thyerjen e mallkimit në derbi, por Ibrahimoviç ka treguar se tjetërsoi Milanin që me ardhjen e tij.

Ndeshja e radhës për Milanin do të jetë kundër Romës, atje ku luan edhe Marash Kumbulla. Në ndeshjen e sotme kundër Beneventos, mbrojtësi shqiptar ka qëndruar në stol dhe u aktivizua në pjesën e dytë. Ashtu siç kishim edhe raportuar më herët dy ndeshjet me Shqipërinë dhe një gjendje fizike jo në nivelin më të mirë bënë që trajneri Fonesca të alternonte Cristanten në rolin e prapavijës.

Ndërkohë edhe me afrimin e Smalling, konkurrenca mbetet e ashpër për një vend titullari. Ky i fundit ka kaluar një lëndim në stërvitje dhe trajneri Fonesca e ka përgjigjen gati kur flitet për të ndaluar “Zotin” e Milanit. “Unë nuk e di nëse Smalling do të jetë gati, por ne kemi mbrojtës të tjerë që janë të fortë. Kumbulla, Ibanez dhe Mancini kanë gjithë besimin tim. Duhet të jemi i pari që të vendos balancën këtu se nuk është e thjeshtë për ta mbajtur. Nuk jemi katastrofë kur humbim dhe nuk jemi më të mirët kur fitojmë”, u shpreh Fonesca. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online