“Pres ftesën e Kombëtares”/ “Shkelën me këmbë” Vardarin, Ahmedi: U interesua Partizani, e di çfarë lojtari jam

0

Valon Ahmedi ka realizuar dopietë në fitoren e Shkëndijës së Tetovës ndaj Vardarit. Në fakt kjo është më shumë sesa një ndeshje dhe 90 minuta pasi flitet për një derbi mes ekipit shqiptar dhe atij maqedonas, ku urrejtja është në kufijt më lartë. Skuadra e cila drejtohet nga Ernest Gjoka do të fionte në shifrat 1-5, duke bërë edhe njëherë tjetër krenar gjithë shqiptarët. I ftuar në emisionin “Zona Gol” do të ishte pikërisht Ahmedi, i cili zbuloi interesimin e dikurshëm të Partizanit për të dhe njëkohësisht dëshirën për të qenë pjesë e Kombëtares.

“Pas pandemisë i kemi nisur përgatitjet me moton “një për të gjithë e të gjithë për një”. Shkëdija është si familje, përfaqëson të gjithë shqiptarinë. E nisëm mirë në Europë, nuk patëm shumë fat me shortin, edhe pse me Tottenhamim luajtëm mirë. Nuk kemi pësuar asnjë humbje në kampionat dhe shpresoj të vijojmë kështu.

Profesor Gegën e kam pasur te moshat e Kombëtares, pati interes nga Partizani kur isha te Maribori, por nuk u realizua. Tani jam te Shkëndija dhe jam i lumtur. Kombëtarja? Shpresoj të marr ftesë, sepse e di çfarë lojtari jam. E pres edhe tani në nëntor. Jam gjithmonë gati për të dhënë kontribut në Kombëtare”, u shpreh Ahmedi. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.