Toronto Raptors e ka nisur vitin mbarë, teksa ka mundur Utah Jazz me rezultatin 122-116. Në formë të shkëlqyer Kawhi Leonard, i cili arriti të realizonte 45 pikë. Pascal Siakam ishte gjithashtu në një ditë “po”dhe shënoi 28 pikë . Kanadezët e bënë diferencën në periodën e tretë dhe siguruan avantazhin e nevojshëm për të marrë fitoren e 28-të.
Në rrugë të mbarë edhe Milwaukee Bucks, që mposhtën Detroit Pistons me shifrat 121-98. Giannis Antetokounmpo u ndal në kuotën e 15 pikëve. Brook Lopez (25 pikë) dhe Khris Middleton (22 pikë) realizuan më shumë se greku dhe ndihmuan Bucks të merrnin fitoren e radhës. 29 pikët e Blake Griffin nuk mjaftuan për Detroit Pistons.
Denver Nuggets kaluan me sukses New York Knicks. Ndeshja përfundoi 115-108 dhe Nikola Jokic regjistroi “triple-double”: 19 pikë, 15 asiste, 14 topa të rikuperuar.Nuggets bënë një periodë të katërt mjaft të mirë dhe arritën të fitonin.
Fitore edhe për Portland Tailandë Blazers, që funksionon mirë në grup. Ata mposhtën 108-113 Sacramento Kings. Damian Lillard shënoi 25 pikë kurse një më pak realizoi Jusuf Nurkiç.Ky i fundit asistoi 7 herë për shokët e skuadrës dhe rikuperoi plot 23 topa.
Disfatë për LosAngeles Clippers. Philadelphia 76ers festoi triumfin me rezultatin 113-119. Joel Embiid mori për dorë ekipin e tij, teksa shënoi 28 pikë, dha 3 asiste e rikuperoi 19 topa. 76ers e treguan forcën në dy periodat e para, pasi arritën të distancoheshin me 18 pikë.
Toronto Raptors-Utah Jazz 122-116
Milwaukee Bucks-Detroit Pistons 121-98
Denver Nuggets-New York Knicks 115-108
Sacramento Kings-Portland Trail Blazers 108-113
Los Angeles Clippers-Philadelphia 76ers 113-119