Merkato e Tiranës, “piketat” janë vendosur

Tirana kërkon të përforcohet në merkato, në mënyrë që jo vetëm të largohet nga zona e ftohtë por edhe të luftojë për një vend në kupat e Europës. Kupa është rruga më e shkurtër, por duhet eliminuar fillimisht Flamurtari për të kaluar në çerekfinale.

Për këtë presidenti Refik Halili me drejtuesit e stafit teknik janë hedhur në sulm për të gjetur lojtarët e duhur. Moçka do largohet dhe me shumë mundësi edhe Sedat Berisha. Lekët e kursyera prej tyre, plus edhe të tjera, do të investohen në merkato.

Synimi është afrimi i një qendërmbrojtësi dhe i një mesfushori. Behar Ramadani i Luftëtarit është lakuar si emër. Dëshira është që lojtarët e afruar të jenë vendas, pasi janë disa të huajt që Tirana ka në përbërje momentalisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online