Raptors likuidojnë edhe Spurs, rekordi i Westbrook “ndalet”

Toronto Raptors kanë treguar superioritetin e tyre edhe ndaj San Antonio Spurs, pasi kanë fituar me rezultatin 120-117. Skuadra nga Teksasi bëri më mirë deri në periodën e tretë, por në periodën e katërt kanadezët arritën të përmbysnin avantazhin e lehtë të Spurs dhe të fitonin. Kawhi Leonard dhe Pascal Siakam spikatën si zakonisht, duke shënuar respektivisht 25 dhe 22 pikë.

Ndalet Russell Westbrook, por jo Oklahoma City Thunder.  Fitore kundër Utah Jazz me rezultatin 148-147 pas dy shtesave. Westbrook nuk arriti të realizonte dot “triple-double” për të 12-n ndeshje radhazi, edhe pse iu afrua shumë. Ai regjistroi 43 pikë, 8 asiste dhe 15 rikuperime. Vendimtar në fitoren e skuadrës së tij, që pati edhe një Paul George të papërmbajtshëm. Ky i fundit shënoi plot 45 pikë.

Indiana Pacers ka kaluar me sukses New Orleans Pelicans. Fitorja e 39-të për ta dhe që regjistrohet me rezultatin 126-111. Një lojë mjaft e mirë në grup, që soli edhe triumfin. Denver Nuggets ka marrë fitoren e radhës, e 40-ta deri më tani. Kundërshtari që e pësoi ishte Dallas Mavericks. Përballja u mbyll 104-114.

Montrezl Harrell (30 pikë) dhe Danilo Gallinari (23 pikë) morën për dore Los Angeles Clippers, që mundën 106-112 Memphis Grizzlies. Detroit Pistons ka thyer 122-125 Atanta Haëks. Reggie Jackson (32 pikë, 8 asiste, 5 rikuperime) dhe Andre Drummond (26 pikë, 2 asiste , 21 rikuperime) ishin ata që udhëhoqën skuadrën e tyre drejt triumfit.

Charlotte Hornets-Washington Wizards 123-110
Toronto Raptors-San Antonio Spurs 120-117
Orlando Magic-Chicago Bulls 109-110
Indiana Pacers-New Orleans Pelicans 126-111
Atanta Hawks-Detroit Pistons 122-125
New York Knicks-Minnesota Timberwolves 104-115
Memphis Grizzlies-Los Angeles Clippers 106-112
Dallas Mavericks-Denver Nuggets 104-114
Oklahoma City Thunder-Utah Jazz 148-147

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online