“Përbindëshi” Piatek, polaku tani kërcënon edhe Mesin
Një natë më parë, Milani mori triumfin e tretë radhazi, ku mposhti Empolin me shifrat 3-0. Një ndeshje, të cilën e zhbllokoi njeriu i momentit në Itali, pikërisht Kristof Piatek.
Polaku shënoi golin e shtatë me fanellën kuqezi, teksa në rast se i hedhim një sy statistikave, Piatek është një përbindësh. Nëntë janë gjuajtjet në portë të 23-vjeçarit, ku shtatë prej tyre kanë shkuar në fundin e rrjetës. Thënë ndryshe, në rast se Piatek godet portën, ka gati 80% mundësi që topi të shkojë në rrjetë.
Përveç kësaj, “Pistoleta” është lojtari i dytë pas Lionel Mesit për golat e shënuar këtë sezon. Fenomeni argjentinas numëron plot 30 gola në 31 ndeshje të luajtura me një mesatare gati-gati gol për çdo ndeshje. Piatek qëndron i dyti me diferenca shumë të vogla, ku ka shënuar plot 26 herë këtë sezon në 27 ndeshje. Milani, duket se më në fund e ka gjetur bomberin që i mungonte…
Only Lionel Messi has a better goal to game ratio than Piatek in Europe in all competitions:
Messi: 30 goals in 31 games (0,97)
Piatek: 26 goals in 27 games (0,96)[via Milan TV] pic.twitter.com/NKeESd8WVF
— TheMilanBible (@TheMilanBible) February 22, 2019