“Raprezalie” te Fenerbahçe, përjashtohen tre lojtarë

Ky fillim sezoni ka qenë një makth i vërtetë për Fenerbahçen. Klubi nga Stambolli ka grumbulluar vetëm shtatë pikë pas shtatë javësh kampionat dhe renditet në vendin e 14-të. Kur mendohej se situata nuk mund të shkonte më keq, një tjetër ndodhi e çuditshme ka turbulluar akoma më shumë situatën te “gjiganti” turk.

Me anë të një komunikate publike, klubi ka njoftuar përjashtimin nga skuadra e parë të tre lojtarëve. Të përjashtuarit janë portieri turk Volkan Demirel dhe dyshja marokene Nabil Dirar dhe Atif Çaheçuh.

Në komunikatën e klubit nuk jepen detaje rreth arsyeve që çuan drejtuesit në këtë vendim, por dyshohet se të tre lojtarët kanë pasur konflikte me trajnerin holandez Filip Koku. Ndërkohë të dielën Fenerbahece pret Bashakshehirin në një derbi tepër të rëndësishëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online