Rapo: me Mezanin merremi vesh më mirë, do tentojmë Europën

Donald Rapo ishte autori i një supergoli, por mbi të gjitha i dha qetësinë skuadrës së Luftëtarit. Pas ndeshjes, për “Supersport” në emisionin “Gol pas Goli”, 27-vjeçari nuk nguroi që të tregonte dhe objektivat e skuadrës së tij, por njëkohësisht komentoi dhe ndryshimet në stol, pas largimit të Milosh Kostiç dhe ardhjes së Gentian Mezanit.

“Më gëzon goli, pasi na dha lehtësinë, por fitorja është më e rëndësishme se goli”.

“Me ardhjen e Mezanit jemi motivuar. Punuam pak se nuk kishim shumë kohë. Do të rritemi në javët e ardhshëm dhe do të shkojmë si vjet kur morëm fitore pas fitore radhazi”.

“Nuk po zhvillonim lojë të keqe dhe me Kostiç, por nuk po na dilte goli. Besoj se do jetë më mirë me Mezanin, merremi vesh më mirë. E kam për komunikimin, pasi jo të gjithë flasin mirë anglisht”.

“Duam që të kapim Europën si vjet, por si fillim duhet të dalim sa më parë nga kjo situatë ku ishim”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online