Luftëtari u mund ditën e djeshme nga vizitorët e Kastriotit me rezultatin e thellë 5 – 1. Paraqitja e dobët e skuadrës gjirokastrite shkaktoi irritimin e tifozëve, që braktisën shkallët e stadiumit, madje disa shpërthyen në të shara.
Për të qetësuar disi situatën me tifozët ka menduar mbrojtësi Olti Rapa. Tepelenasi ka bërë një postim në llogarinë e tij në “Facebook”, ku u ka kërkuar tifozëve falje gjirokastritë dhe ka premtuar se ai dhe kolegët e tij do të japin gjithçka për të rikthyer skuadrës aty ku i takon.
Postimi i Rapës
Më vjen keq sinqerisht që erdhën gjërat në këtë situatë. Ne radhë te parë doja ti kërkoja ndjesë gjithë tifozëve dhe dashamirësve te Luftëtarit për ketë humbje turpëruese qe nuk ka justifikime. Te Luftëtari u formova dhe u rrita si njeri dhe sportist, gjithë këto vite te paharrueshme ne jetën time me disfata dhe suksese ndaj e ndjej qe kam me shume përgjegjësi se kushdo, te kërkoj ndjesë gjithë opinionit sportiv gjirokastrit. Ndaj e ndjej detyrim dyfish çdo tifozi, dashamirësi nga më i vogli të më i madhi ti premtoj se nga unë i pari dhe gjithë shokët e te japim gjithçka që Luftetari te kthehet aty ku i ka hije . Përzemërsisht Olti Rapa