Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, po përjeton një sezon makthi, sepse nga trofetë e viteve të fundit nuk ka më gjurmë dhe mbrojtësi veteran po vendos rekorde të reja vetëm për kartonët që po merr.
Edhe në El Clasico-n e sotëm Ramos mori karton dhe do të mungojë në ndeshjen e ardhshme, në Vajadolid.
Ndërkaq, mediat dhe tifozët e kanë vendosur në shënjestër yllin e Spanjës për një shpullë lëshuar ndaj Mesit gjatë një dyluftimi.
https://twitter.com/Hip10ster/status/1101943271037767689?s=19
Mesi u tërbua dhe gati sa nuk u kacafyt me Ramos, duke i thënë ato që mendonte për të, por VAR nuk ndërhyri në atë rast.
Pas ndeshjes Sergio Ramos u mundua të linte pas polemikat: “Betohem, nuk e godita me dashje. Ia thashë edhe Mesit, në fushë me pas ndeshjes, ishte një moment shpejtësie dhe nuk e godita qëllimisht. Titulli? Morëm goditje të rëndë, por do të luftojmë derisa matematikisht të jemi në lojë”.