Ramadani: Partizani në zemër, mos më pyesni për të ardhmen!

 

Vjen nga skuadra e Partizanit që u shpall nënkampione e Shqipërisë në Kampionatin e fundit të Superligës. Ylber Ramadani këtë përvojë të re te Shpresa e ka marrë shumë seriozisht. “Është një nder e vlerësim për mua, që me fanellën e rëndë kuqezi ta justifikoj më se miri prezencën ime”. Fillimisht lojtari flet për objektivat e qarta që ka Shpresa U-21. Paraqitja dinjitoze në miqësoren me Francën dhe një fitore e rezultat pozitiv ndaj Estonisë, sipas Ramadanit, do të rrisnin ndjeshëm klimën e asaj performance pozitive të të gjithë futbollistëve shqiptarë që duan të sakrifikojnë fort në këto dy takime të radhës. “I konsideroj një vitrinë ideale këto dy ndeshje që do të kemi brenda pak ditësh në Shqipëri me dy ekipe të niveleve të ndryshme. Ne do të respektojmë në maksimum në fushë detyrat e dhëna nga trajneri ynë. Synojmë të kryejmë paraqitje dinjitoze që të pëlqehen pikërisht atëherë kur lufta sportive është në shkallën më të lartë për ne futbollistët. Nuk e fsheh që kjo thirrje te Shpresa më ka entuziazmuar. Por si unë, të njëjtën obligim për nga shkalla e përgjegjësisë ndjejnë dhe të gjithë futbollistët e tjerë të ekipit”, saktësoi Ramadani.

“Personalisht mendoj se kjo skuadër është e aftë të kryejë detyrat e shtëpisë në dy ndeshjet me Francën dhe Estoninë pa bërë gabime, ose me sa më pak gabime. i pyetur për golin mesfushori qartëson opinionin e tij duke thënë: Goli është ai që të nderon. Sigurisht gjithkush ka dëshirë të ëndërron e të shënojë qoftë dhe në njërën nga këto dy takime Ramadani sqaron më tej: E rëndësishme është paraqitja e skuadrës. Golin e bën skuadra. Pak rëndësi, për të mos thënë aspak i kushtoj këtij elementi, në raport me të tjera objektiva e gjëra më të rëndësishme që na presin në këto dy takime.

Sa për të ardhmen time ku po ngulmohet me pyetje pa fund nga ju gazetarët sqaroj se: unë kam edhe një vit kontratë me Partizanin. Për momentin jam lojtar i kësaj skuadre e cila më ka hyrë shumë në zemër. Nëse ofertat që do të vinë do të jenë të tilla që ia vlen të ndalem, atëherë unë do të ulem e do të flasë më së pari se më çdokënd tjetër me drejtuesit e Partizanit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online