Ramadani: Juliano e nënvlerësoi Superligën!

0

Ish-mesfushori i Partizanit, Ylber Ramadani, nëpërmjet emisionit “Zona Gol” foli rreth ecurisë së të kuqve por edheftesës në Kombëtare nga Panuçi. Ai e nisi duke komentuar momentin të kuqve: “Partizani gjithmonë ka objektiv titullin kampion. Juliano nuk e ka njohur ekipin. Me Starovën do e marrë formën që kishte vjet. Vendosja taktike në fushë ndonjëherë ka qenë e gabuar. Juliano e ka nënvlerësuar kampionatin shqiptar. I vetmi presion është se nuk e ka filluar titullin prej shumë vite. Prej presidentit apo prej dikujt tjetër nuk ka presion. I kam ndjekur të gjitha ndeshjet e Kampionatit Shqiptar. Mendoj që ai klub do të rikthehet dhe e meriton ta fitojë titullin kampion.”

Panuçi – Ftesa, sakaq, në kombëtaren e madhe, ka qenë surprizë: “Isha në stërvitje dhe erdha në shtëpi. Më dërguan biletën për U-21 dhe pastaj më thanë që në 11 do ti bashkohem Kombëtares në Antalia. Është një ndjenjë e veçantë të përfaqësosh kombin. Kam biseduar me trajnerin dhe i kam thënë dua të luaj për Kombëtaren. Zgjodha ndeshjen e Kombëtares dhe më kuptoi. Kanë biseduar me Panuçin dhe ranë dakord që unë të vij. Ramadani gjithmonë luan para mbrojtjes, aty do ndihesha mirë të luaj.”

 

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.