Idrizi: Funeral për faj të Dukës, para marsit vjen ndryshimi

Administratori i Flamurtarit nuk i ndal sulmet ndaj FSHF-së dhe kreut të saj, ndërsa paralajmëron se vitin e ardhshëm do të ketë një ndryshim madhor, pa treguar çfarë dhe si

“Në mars, ose më saktë para marsit, diçka e rëndësishme do të ndodhë”. Kështu shprehet administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi, i cili duke folur për “Rubrikën Sportive” në RTSH përsërit akuzat nga Federatës Shqiptare të Futbollit dhe kreut të saj Armand Duka. Ndeshja e djeshme pati tension para dhe pas saj dhe Idrizi shpjegon se tensioni ka ardhur nga veprimet e arbitrave, por edhe dënimit të fushës, ndërkohë që Apeli nuk u mblodh fare.

Tensioni pas ndeshjes – “Kishte tifozë të irrituar me gjykimin, u krijua një situatë e tensionuar, por u evituan përplasjet”.

Goli i anuluar – “Nuk dua të merrem me atë gol, le ta vendosin specialistët”.

Stadiumi bosh – “Luhej si në funeral dhe ishte funerali i Dukës, që të jem i drejtpërdrejtë. Ai i ka zbrazur stadiumet dhe e ka çuar futbollin në këtë gjendje”.

Dënimi i fushës – “Nuk na ka ardhur asnjë njoftim. Sot para ndeshjes kërkova një shkresë ku të më konfirmohej dënimi i fushës, por askush nuk kishte ndonjë dokument dhe të gjithë fshiheshin. Nuk e dimë pse nuk u mblodh Apeli, ne që të hënën kërkuam rishqyrtimin e dënimit. Na është thënë në lidhje telefonike vetëm që kryetari i Komisionit të Apelit kishte një problem familjar, një vdekje, kaq”.

Konflikti me Dukën – “Nuk kam asgjë personale me Dukën, nuk e kam fyer personalisht. Problemi im është me presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, ai është iniciator i funeralit në stadium, si president, jo si person. Ndëshkohet një qytet i tërë kështu. Qëndrimi im nuk qëndron, unë them atë që mendoj dhe kjo është një e drejtë civile. Flamurtari është dënuar sepse në stadium janë shpalosur kopertina e një libri të famshëm dhe një shprehje e famshme, si formë proteste civile. Në Shqipëri ka fusha ku janë futur tifozët, janë hedhur gurë, janë plagosur lojtarë dhe nuk ka pasur dënime të tilla. Ne dënohemi për parulla dhe sharje, por shumë më rëndë. Ne do t’i shkojmë deri në fund betejës së nisur, me vlonjatët dimë t’i zgjedhim miqtë, por sidomos armiqtë”.

Të qenit bashkë me Finon në stadium ndaj Partizanit, sinjal se Fino është kandidat? “Së pari, Fino është njeri që ndjek sportin, e do futbollin, është person me kulturë dhe i emancipuar. Nëse do të kandidojë për kreun e Federatës, do të jem i lumtur”.

Shprehja ‘duroni deri në mars’ – “Jam racional në ato që them, e konfirmoj atë që kam thënë dhe mund t’iu them se as deri në mars nuk do të shkojë kjo punë, të jeni të sigurt. Kam mësuar gjëra të reja dhe historia do të ndryshojë para marsit. Nuk merrem me baste, por mund të vë bast që para marsit do të ndodhë një ndryshim i madh”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online