Një grup i vogël tifozësh në “Elbasan Arena” vunë në lëvizje forcat e sigurisë pasi shpalosën një flamur shqiptar me sloganin politik “Rama Ik”. Shkronjat mbi flamur u vunë në mbarim të pjesës së parë.
Pas ndërhyrjes së forcave të sigurisë tifozët hoqën shkronjat e vendosura mbi flamur dhe situata iu rikthye normalitetit.