Superiorja rikthehet të shtunën dhe ndeshja kryesore e ditës është ajo mes Kukësit dhe Teutës. Durrsakët nuk janë mposhtur në tre javët e para në kampionat dhe renditen mbi verilindorët. Luajnë në shtëpi dhe normalisht që do kërkojnë maksimumin e pikëve.
Po në të njëjtën ditë Kastrioti pret Kamzën. Nga tre pikë kanë të dyja skuadrat, që e nisën kampionatin me fitore dhe më pas pësuan disfata. E diela nis me një tjetër ndeshje mjaft të fortë. Laçi dhe Partizani duan vendet e sipërme të tabelës dhe në fushën e kurbinasve do të jetë një “betejë”.
Në mbrëmje, Tirana dhe Luftëtari do tentojnë të dalin nga kriza. Një pikë nuk u bën punë, ndaj të dyja skuadrat kanë përveshur mëngët dhe do kërkojnë maksimumin e pikëve. Java e katërt mbyllet të hënën. Skënderbeu e Partizani, dy klubet kryesuese të kampionatit, sfidojnë njëra-tjetrën në Vlorë.
KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 4
E shtunë, më 15 shtator 2018
Kamza-Kastrioti (15:45)
Teuta-Kukësi (18:45)
E diel, më 16 shtator 2018
Laçi-Partizani (15:45)
Tirana-Luftëtari (18:45)
E hënë, më 17 shtator 2018
Flamurtari-Skënderbeu 19:45