VIDEO | Po ky gol i Vinicius, a mjafton për Lopeteguin?!
Vinicius Jr ka mahnitur shokët e tij në stërvitje. Braziliani i blerë me bujë nga ekipi i Flamengos për shifrën e 45 milionë eurove, akoma nuk po gjen hapësira në ekipin e parë madrilen.
Në stërvitjen e fundit me ekipin ai ka shënuar një gol mjaft të bukur duke lëshuar menjëherë sinjale drejt trajnerit spanjoll Julien Lopetegui, i cili në 3 javë kampionat e ka grumbulluar vetëm në javën e parë me ekipin e parë.
Seguimos… ???? pic.twitter.com/0xwRpl0zX0
— Vinicius Jr (@vini11Oficial) September 11, 2018