Radas: Synojmë medoemos Kupën, për kampionatin luftojmë deri në javën e fundit

Mbrojtësi i Skënderbeut, Marko Radas ka folur pas ndeshjes miqësore përballë Teutës, ku ka thënë se objektivi i Skënderbeut është fitimi me doemos i Kupës së Shqipërisë. Po ashtu, veterani i prapavijës pranoi se për titullin kampion, Skënderbeu do të luftojë deri në javën e fundit të sezonit.

Për “DurrësLajm”, Radas u shpreh: “Mendoj që nuk jemi akoma në nivelin e duhur, por kemi dhe një javë kohë që të rritemi dhe të arrijmë atje ku kemi dëshirë. Nuk e di, do të shikojmë nivelin tonë dhe pastaj do të flasim për objektiva.

Edhe në Kupë do të synojmë çdo ndeshje për fitore. Duam t’i shkojmë Kupës së Shqipërisë deri në fund, ndërsa sa i takon titullit kampion, jam i bindur që do të luftojmë deri në javën e fundit”,- tha Radas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *