Radas: Pretendent pavarësisht rezultatit, fitore e merituar

Marko Radas foli pas ndeshjes me Partizanin, duke theksuar se ishte një ndeshje e mirë nga skuadra e tij, sidomos në pjesën e dytë. Kroati theksoi se pavarësisht rezultatit skuadra e tij do të ishte pretendente për titull, edhe pse më këtë fitore konsolidohen pozitat e tyre si favoritë

“Ishte një fitore e rëndësishme, pasi luanim ndaj një rivali për vendin e parë. Në fund dolëm mirë. Pjesa e parë ishte pak e vështirë për ne, por e menaxhuam mirë pjesën e dytë, e kontrolluam lojën dhe them se ishte një fitore e merituar”.

“Pavarësisht nëse do kishim fituar sot ne mbetemi pretendent për kreun. Na bën punë kjo fitore pasi na çon në vendin e parë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *