Rabotniçki dhe Skënderbeu kanë raportë të mirë dhe dihet se kjo vjen prej faktit që drejtori sportiv i korçarëve, Haris Fakiç, ka bashkëpunuar dhe vijon ta bëjë diçka të tillë me klubin maqedonas. Vjet u huazua te “Romantikët” sulmuesi Xhefri Çinedu Çarls dhe bëri mirë, duke shënuar 11 gola.
Këtë sezon hapësirat për sulmuesin 21-vjeçar kanë qenë më të pakta dhe ka shënuar vetëm një gol. Me përfundimin e pjesës së parë të sezonit, nga Maqedonia u raportua se Çarls pritej të rikthehej te Skënderbeu.
Gjithsesi diçka e tillë nuk do të ndodhë. “Sport.com.mk” raporton se Rabotniçki e ka përfshirë sulmuesin në listën e atyre që do të fluturojnë drejt Turqisë për të zhvilluar fazën përgatitore. Largimi i Nedeljkoviç ka lënë boshllëqe te skuadra maqedonase dhe nuk mund të rrezikohet duke kthyer Çarls te korçarët.