“Qytet fantastik dhe njerëz të dashur“, Shqipëria i lë mbresa të veçanta legjendës Boban

Sot në orën 21:00 luhet finalja e parë e Ligës së Konferencës. Në tribunën VIP të “Air Albania“-s do të jenë të pranishëm shumë emra të mëdhenj të futbollit. Një prej tyre është edhe Zvonimir Boban.

Ish-futbollisti kroat ka mbetur me përshtypjet më të mira nga Shqipëria. Në një lidhje direkte në “Supersport”, gazetari Sokol Xhihani zbulon fjalët që Boban i ka thënë gjatë kontaktit që patën mes tyre.

“Tirana qenka qytet shumë i bukur, e meriton një finale të tillë. Mbresat më të mëdha i kishte për Tiranën: qytet fantastik dhe njerëz të dashur”, ka treguar Sokol Xhihani./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online