Tuchel e ka ngritur së tepërmi nivelin e lojës te Chelsea duke e transformuar tërësisht këtë skuadër. Vetëm pak kohë në krye të londinezëve, por mjaftueshëm për t’i dhënë fytyrën e re. Në ndeshjen e sotme ekipi anglez arriti që të merrte barazimin 1-1 në transfertë kundër Realit të Madridit. Ky rezultat mund të quhet pozitiv ndaj madrilenëve në shtëpinë e këtyre të fundit.
Vërtet interesant është fakti se Reali rregjistroi vetëm një goditje në portë ndaj Chelseat. Kjo nuk kishte ndodhur që në sezonin 2003-2004, ndërsa vetëm kundër PSG në shtatorin e 2019 madrilenët nuk e kishin tentuar kurrë portën.
Që nga momenti kur Tuchel ka marrë Chelsean është përballur me Realin, Liverpul, Man City, Man Utd, Atletico Madrid(dy herë) dhe Totenhemi. Në të gjitha këto përballje ka arritur të marrë 5 fitore dhe 2 barazime, duke mos humbur asnjë prej tyre. Për më tepër që Chelsea ka pësuar vetëm një gol dhe është pikërisht ky ndaj Realit. /Sport Ekspres/