PSG i paraqet ofertën në tryezë Leo Messi-t, zbulohen detajet që mund të joshin yllin argjentinas

E ardhmja e Leo Messi-t vazhdon të mbetet në udhëkryq. Zgjedhja e Laportas në krye të presidencës së Barcelonës solli shpresa për një rinovim të yllit argjentinas, prandaj te PSG kanë vendosur të mos humbasin më tepër kohë për tu hedhur në sulm. Francezët janë përfolur që në verë për një transferim të 6 herë fituesit të “Topit të Artë“, por tashmë kanë nisur të hedhin hapa konkretë.

Gazetari që zbulo transferimin e Neymar te PSG si dhe burofaksin e Leo Messi-t në verë, Marcelo Bechler, tregon për “TNT Sports Brazil“ se gjiganti i Ligue 1 ka paraqitur kontratën në tryezën e “pleshtit“. Bëhet fjalë për një marrëveshje 2-vjeçare me opsion edhe një tjetër vit. Ndërkohë sa i përket anës ekonomike, nuk bëhen të ditura shifra, por mësohet se është një shumë e paarritshme nga Barcelona./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online