Qetësi shpirtërore për Asanin: I kërkoj falje arbitrit, Lerda e parashikoi golin tim ndaj Laçit

Jasir Asani ishte lojtari që vendosi ndeshjen në përballjen mes Partizanit dhe Laçit e mbyllur në shifrat 1-0. Pas shumë polemikave dhe debateve mes autorit të golit dhe trajnerit Lerda, ka pasur mundësi për një festë dhe dedikim te goli, si për të sheshuar gjithë problemet.

Në intervistën e dhënë për “Supersport”, Asani ka shpjeguar më tepër edhe festimin me trajnerin: “Më kishte thënë para ndeshjes që do të shënoja ndaj Laçit, se do të ishte ndeshja ime. Unë i thashë që do e mbyllja punën ashtu siç di edhe vetë. Prandaj shkova te ai pas golit. Problemet te Partizani ngelen brenda klubit, kam pasur edhe unë ato pakënaqësitë e mia me Lerdën.

Por këto janë e shkuara pasi kuptohet që erdhi si trajneri i ri dhe ka skemat e lojës së tij. Dua t’i kërkoj falje edhe arbitrit, anësorit, për protestat e mia të tepruara në rastin kur mora karton të verdhë. Pavarësisht se nuk bëra faull atje dhe u dha, njerëz jemi dhe gabojmë. Por dua t’i kërkoj falje për mënyrën sesi reagova”, tha Asani. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online