Ekskluzive/ Malën nuk e donte Demi, zbulohet arsyeja e vërtetë e përplasjes (Detajet)

Partizani nuk mund të jetë kurrë në qetësi dhe pa çështje brenda ekipit, megjithëse po arrin të fitojë dhe po kryeson Superioren. Sapo një çështje qetësohet, një tjetër hapet dhe nisin polemikat.

Këtë herë bëhet fjalë për lënien në tribunë të Esat Malës, ku vetë presidenti Demi ka dalë hapur se nuk e dëshironte mesfushorin që të ishte në skuadër. Në media është raportuar se në thelb të problemit qendron çështja e rinovimit, pasi presidenti i Partizanit është disi i frikësuar se lojtari mund të largohet me parametra zero duke parë se skadimin e kontratës.

“Sport Ekspres” arrin të zbulojë edhe detajet e kësaj çështje. Oferta e dërguar nga klubi për rinovimin dhe ajo e duhura sipas lojtarit dhe kompanisë që e menaxhon, nuk ka pasur përputhje të plotë. Pikërisht për këtë arsye ka nisur edhe përplasja, pra jo një mungesë dëshire për të rinovuar. Por nervat e Demit kanë kaluar pasi e prisnin përgjigjen përfundimtare për rinovim në 17 nëntor.

Këtu nuk duhet të harrojmë se Mala drejtohet nga kompania e mirënjohur e menaxhimit, “SEG”, që ka në menaxhim lojtarët më të njohur në Europë ku veçohet Depay, De Vrij, Cillesen, Blind. Pra kjo çështje kërkon kohën e saj për t’u zgjidhur dhe Partizanit i është thënë se përgjigja do të vijë dy ditë pas ndeshjes me Laçin, pra në 27 nëntor. Në këto kushte, ka ardhur edhe vendimi ekstrem për të lënë jashtë Malën derisa të kuptohet qartësisht se çfarë do të bëhet me të. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online