Lerda shpjegon festën e Asanit dhe mungesën e Malës: Më tha presidenti Demi që ta lë jashtë

Java e 13 e Superiores është përmbyllur me takimin Partizani-Laçi. Kjo ndeshje ka përfunduar në shifrat 1-0, falë realizimit të Jasir Asanit. Kjo fitore i ndihmon të kuqtë për të qenë disi më të qetë në krye të kampionatit dhe për të mos e ndarë me askënd tjetër këtë pozicion.

Ndërkohë kurbinasit lënë pas 4 fitoret radhazi dhe kthehen te një humbje, ku pas bllokimit të Nabuezes, nuk është shënuar asnjë gol i vetëm. Më poshtë mund të ndiqni edhe intervistat e dy trajnerëve për “Supersport” në përfundimin e takimit:

Armando Cungu (Laçi): “U treguam të pavëmendshëm te goli i pësuar. Nisi që te ai krosimi që ne ia lejuam hapësirat, pastaj në rrëmujë e sipër erdhi edhe realizimi. Tani ne duhet të vazhdojmë dhe të mundim ekipet e tjera siç kemi bërë deri tani. Madje edhe ndaj Partizanit mund të merrnim barazimin. Mos të harrojmë që jemi të penalizuar edhe mungesa e Fangajt dhe në atë pozicion të mbrojtjes së krahut kam improvizuar. Duket qartazi që ekipi ka nevojë për ndërhyrje, pasi kemi futur në fushë një 18-vjeçar. E vërtetë që vinim pas 4 fitoreve, por nuk na bërtiste askush nëse merrnim dhe të 5-tën”.

Franko Lerda (Partizani): “Zërat e përplasjeve vijnë nga jashtë. Asani e di mirë se jam i kënaqur me lojtarët dhe me të. Janë gjëra nervozizmi që ndodhin aty për aty. Llogaritë nuk janë të mbyllura, por ne duhej të shënonim më tepër. Asani më kërkoi një zëvendësim dhe prandaj u largua. Ne po punojmë që të përmirësohemi në aspektin e shënimit të golave. Ne krijojmë mundësi dhe me besimin te lojtarët, gjërat do të rregullohen. Kemi bërë ndeshje të mira pavarësisht skemës 4-3-3 apo 3-5-2. Situata e Malës është e qartë ku presidenti Demi më ka thënë që Mala duhet të jetë jashtë. Kur ai të jetë i gatshëm, atëherë do të luajë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online