“Qëndro i qetë vëlla”! Taulant Xhaka tregon se çfarë i ka thënë Graniti para ndeshjes me Serbinë: Do të provokojnë bashkë me Shaqirin…

Taulant Xhaka ka rrëfyer në mediat zvicerane se çfarë këshille i ka dhënë vëllait të tij para ndeshjes me Serbinë. Graniti pritet të luajë nga minuta e parë kundër Kombëtares që “i tmerroi” në Rusi në saj të festimit me shqiponjën.

“Të jem i sinqertë, nuk isha i lumtur kur u hodh shorti, për të kaluarën dhe të gjitha emocionet që kaluam. Kam folur me Granitin për një kohë të gjatë, shumë të gjatë. I thashë se pavarësisht se çfarë ndodh në ndeshje, nëse shënon, fiton apo humbet, vetëm ruaj qetësinë dhe luaj siç di ti.

Nuk është problemi me lojtarët serbë, por mënyra sesi pompohen ato. Mediat serbe do të tentojnë t’i nxehin sërish gjakrat për të provokuar Granitin dhe Xherdanin. Duhet të jenë të përgatitur”, tha Taulanti. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online