Parashikimi i “Sport Ekspres”/ Argjentina e ka ende të freskët eliminimin nga Franca, Mesi me shokë nuk ia lënë në dorë fatit ndaj Polonisë

Faza e grupeve të Katar 2022 ka hyrë në periudhën e saj më emocionuese. Kombëtaret luajnë ndeshjen e fundit në grupet e tyre, në të cilat do të kërkojnë kualifikimin. Vëmendja mbrëmjen e sotme është te Argjentinë-Poloni. Të dy Kombëtaret nuk kanë sigiruar ende kualifikimin dhe kanë shansin e fundit për ta bërë këtë gjë.

Argjentina tregoi ndaj Meksikës se di të reagojë dhe të fitojë kur i nevojitet. Mesi deri më tani ka ditur të marrë rolin e liderit në Kombëtare, teksa ishte vendimtar në ndeshjen e fundit. Barazimi është një thikë me dy prerëse për bardhekaltrit, pasi i duhet të kryqëzojë gishtat për rezultatin e përballjes Meksikë-Arabi Saudite. Duke marrë parasysh faktin se në këtë Botëror ka pasur mjaft surpriza, argjentinasit nuk do të donin t’ja linin në dorë fatit kualifikimin e tyre. Një arsye mjaft e fortë për të kërkuar vetëm fitoren ndaj Polonisë.

Një tjetër motiv madhor për fitoren është marrja e vendit të parë. Nëse Argjentina e përfundon këtë fazë si kokë grupi, atëherë shmang kampionët në fuqi të Botës, Francën. Sigurisht që Mesi me shokë nuk do të donin një rival të tillë në 1/16-at, pasi e kanë ende të freskët eliminimin nga Franca në Rusi 2018.

Në krahun tjetër Polonia nuk e ka forcën e duhur për të trembur çdo kundërshtar në këtë kompeticion. Levandovski i vetëm është i pafuqishëm të sjellë suksesin, teksa pjesa e tjetër e skuadrës nuk është në nivelin më të lartë. Goli nuk është diçka që vjen lehtësisht për polakët, ndërsa mbrojtja nuk jep sigurinë e duhur për të mos pësuar./Sport Ekspres/

Parashikimi i “Sport Ekspres”: Fiton Argjentina

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online