Ky është Brazili! Tite do të ndërrojë 10 lojtarë për ndeshjen me Kamerunin, Kombëtarja duket sërish me emra të frikshëm

Lojtarët e Brazilit tashmë janë kualifikuar në 1/8 e Botërorit të Katarit, prandaj trajneri Tite mund të pushojë shumicën e lojtarëve në javën e fundit të fazës së grupeve ndaj Kamerunit, por pavarësisht ndryshimeve drastike, forca e ekipit duket e mahnitshme.

Mediat në Brazil bënë të ditur sot se Tite tashmë ka përgatitur ndryshime të shumta në përbërjen e kësaj kombëtareje dhe se shansin do ta ketë edhe Dani Alves, i cili me gjasë do të luajë nga minuta e parë. Kështu, pas vetëm pak ditësh, Alves do të thyejë rekordin e Thiago Silvës dhe do të bëhet lojtari më i vjetër në historinë e Brazilit që ka bërë një paraqitje në Botëror.

Alves do të bëjë një tjetër paraqitje për Botërorin, edhe pse askush nuk e priste që Tite ta ftonte në kombëtare. Megjithatë, përveç Alves, Tite pritet të bëjë edhe nëntë ndryshime në formacionin fillestar, por pavarësisht kësaj, formacioni i Brazilit duket sërish i frikshëm.

Tite do të ndryshojë edhe portierin, pasi në vend të Alisson pritet të mbrohet Ederson ndaj Kamerunit dhe duket se vetëm Eder Militao do të jetë ai që do të mbetet në formacionin titullar edhe në këtë ndeshje.

Formacioni i mundshëm i Brazilit: Ederson, Dani Alves, Militao, Bremer, Telles, Fabinho, Guimares, Antony, Martinelli, Rodrygo, Gabriel Jesus. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online