Gjykata e Pejës ka shpallur vendimin për shtetasin Arian Sijarina, i cili më datë 20 maj, kur në qytetin e Pejës po zhvillohej ndeshja Prishtina – Drita, qëlloi me armë zjarri ndaj një veture të mbushur me tifozë të skuadrës nga Gjilani.
Gjashtë muaj burg ka qenë dënimi për Sijarinan, i cili akuzohej për veprat penale shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe për armëmbajtje pa leje. Por, pjesa e mbetur e këtij denimi do shlyhet me anë të një gjobë në vlerën e 600 eurove
Sipas prokurorisë, Arijan Sijarina ishte pasagjer në veturë, së bashku me Albert Kastratin dhe Dardan Dodën, ndërsa pas përfundimit të ndeshjes, në dalje të Pejës, kishte shtënë në drejtim të veturës së tifozëve nga Gjilani e cila po lëvizte para tyre.