“Qau për spektakël te himni”, Zylbehari tregon fytyrën tjetër të Ronaldos: Egoist i paparë, vetëm ai nuk ishte miqësor për foto

Faton Zylbehari është i ftuar në studion e emisionit “Botërori Katar 2022“, ku ka dhënë mendimin e tij për Kristiano Ronaldos. Në ekran janë shfaqur disa foto të tijat me futbollistët e Portugalisë, ndër të cilët ishte edhe 5 herë fituesi i Topit të Artë.

I pyetur nga moderatori i emisionit, Altin Sulçe, se cili ishte lojtari më miqësor, zëdhënësi i Federatës së Maqedonisë së Veriut është shprehur: “Të gjithë përveç Ronaldos. Është egoist i paparë”. Sa i përket momentit kur ylli luzitan qau gjatë këndimit të himnit të shtetit të tij, Faton Zylbehari ka thënë se: “Qau për spektakël“../Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online