Qau për finalen e Tiranës, presidenti i UEFA-s zbulon mesazhin që i dërgoi Murinjo: As vajzat nuk më kishin nisur kaq shumë zemra

Conference League u mor si një kompeticion i pavlerë i krijuar nga UEFA dhe krejtësisht i pavend. Por në gjysmëfinalet e këtij turneu, stadiumet ishin të tej mbushura dhe duke kaluar edhe Europa League. Murinjo qau pas mbylljes së takimit mes Romës dhe Leicester, atje ku italianët prenë biletën e finales së Tiranës. Ndërkohë presidenti i UEFA-s, Ceferin, ka zbuluar edhe mesazhin e marrë nga trajneri portugez mes batutës.

“Kishte shumë skeptikë për këtë kompeticion në fillim. Lotët e Murinjos janë imazhi më i mirë i këtij turneu. Murinjo më dërgoi një mesazh pasi kaloi në finale, ishte shumë i emocionuar. Nuk kisha marrë kaq shumë zemra në mesazhe, as nga vajzat. Murinjo jeton me futbollin, emocionet me të. I ka fituar të gjitha dhe tani ka shansin të jetë i pari në histori që do të ketë sukses në Conference League”, tha Ceferin. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online