Tre shqiptarë kanë zbritur sot në fushë në kampionatin rumun. Poli Iashi i Kamer Qakës ka arritur që të fitojë 1-2 në fushën e Botoshanit. Në fushë për vendasit ishte dhe Enriko Papa, i cili u zëvendësua në pjesën e dytë në minutën e 56-të.
Edhe Azdren Llullaku ka arritur që të marrë një fitore me shumë vlera jashtë fushe me Astran e tij në fushën e Calarashit. Skuadra e 30-vjeçarit arriti që të shënonte dy herë në 20 minuta e para dhe vendasit e patën shumë të vështirë që të ndryshonin diçka në rezultat.
Astra ndodhet vetëm 3 pikë larg gjysmës së sipërme të tabelës, ndërsa ekipi i Qakës ka grumbulluar vetëm 21 pikë pas 18 javësh. Skuadra e Papës renditet akoma dhe më poshtë në klasifikim, me vetëm 20 pikë.