“Kisha ankth një ditë para ndeshjes”/ Talenti i Shqipërisë futet në historinë e AEK: Më pëlqen Marcelo…

Nga Klaudio Ndreca

Mario Mitaj është një emër i dëgjuar për tifozët shqiptarë. Në media është raportuar shpeshherë historia e tij e besnikërisë për të veshur vetëm fanellën e Shqipërisë, madje duke bërë edhe një shtegtim jashtë Greqisë, deri në momentin e dorëzimit të AEK. Duke parë potencialin e tij të madh, grekët dhanë dorëheqje dhe e rikthyen futbollistin shqiptar sërish në klubin e tyre. Një prodhim i akademisë që do të thirrej menjëherë në ekipin e parë, ndërsa në mbrëmjen e djeshme ka luajtur nga minuta e parë në derbin kundër PAOK që përfundoi në shifrat 1-1.

Vetëm 45 minuta për Mitajn, por mjaftueshëm sa për të prekur historinë e AEK. Kjo pasi bëhet fjalë për futbollistin e huaj më të ri që ekipi në fjalë ka aktivizuar ndonjëherë. Vetëm 17-vjeç e 2 muaj dhe 13 ditë është Mitaj, me një tregues që flet qartësisht për rrugëtimin e nisur.

Në akademi ka luajtur si mbrojtës qendre, por është përmirësuar së tepërmi edhe për të bërë rolin e mbrojtësit të krahut. Trajneri Massimo Carrera do t’i jepte mundësinë që ëndrra t’i bëhej realitet, ndërsa sipas mediave greke paraqitja e Mitaj ka qënë e kënaqshme. E çfarë mendon vetë futbollisti? Më poshtë gjeni edhe intervistën e tij pas ndeshjes, atje ku tregon se idhulli mbetet Marcelo.

“Ishte debutimi im dhe ndeshje e rëndësishme për ekipin. Jam i lumtur që bëra mirë dhe uroj të kem më shumë minuta. Kur më thanë një datë përpara ndeshjes se do të luaja si titullar, isha pak në ankth, por më ndihmuan që ta tejkaloja. Më ndihmuan që edhe në pjesën psikologjike përpara këtij takimi.

Pastaj sapo kemi shënuar golin e parë u ndieva i relaksuar dhe i pashë si të barabartë. E menaxhuam mirë ndeshjen deri në minutën e fundit dhe pastaj e pësuam. Ky është futbolli. Trajneri më bënë që të ndihem rehat dhe të luaj futbollin në mënyrën time.  Idhulli im? Më pëlqen Mesi, por për pozicionin që kam, më pëlqen shumë Marcelo. Mund të luajë mirë si mbrojtës i majtë dhe kam shumë elemente për pjesën ofensive”, ka thënë Mitaj. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online