Pyetja e gazetares merr ironinë e Tuchel, trajneri i Chelsea-t: Mos ke gjë Zidanin në zyrën tënde?

Chelsea pret mbrëmjen e nesërme Realin e Madridit për të mbyllur njëherë e mirë çështjen e kualifikimit për në finalen e Champions League. Takimi i parë u mbyll me shifrat 1-1 dhe gjithçka është e hapur për aktin e dytë mes këtyre dy skuadrave. Tomas Tuchel ka qenë i pranishëm në konferencën e zakonshme për shtyp në prag të sfidës, ku është përballur me gazetarët.

Por nuk kanë munguar as dozat e humorit nga trajneri gjerman. Një prej gazetareve të pranishme e pyet nëse do të hedhë në fushë të njëjtin ekip si në ndeshjen e parë, apo do të bëjë ndryshime në sulm. Një pyetje që më pas ka marrë si përgjigje ironinë e Tuchel.

“Mos ke gjë Zidanin në zyrën tënde përkrahë teje? Më vjen keq, do të doja të ndihmoja me pyetjen tënde. Por nuk mund të jap asnjë detaj deri nesër”, ka thënë me një buzëqeshje në fytyre Tomas Tuchel./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online