“Bajrami është lojtar për Serie A“, trajneri i thur elozhe lojtarit shqiptar: Shpresoj të jetë te Empoli

Empoli ka siguruar biletën për në Serie A sezonin e ardhshëm dhe një tjetër lojtar shqiptar i shtohet elitës së futbollit italian. Bëhet fjalë për Nedim Bajramin, futbollisti që me fantazinë e tij në fushë ka qenë një nga shtyllat e skuadrës për këtë sukses të arritur. Në një prononcim për “Sky Sport“, trajneri Dionisi veçon dyshen Mancuso-Bajrami, të cilëve u thur elozhe dhe i konsideron si lojtarë të kalibrit të Serie A. Gjithashtu shpreh dëshirën për ti pasur pjesë të ekipit edhe në vitin e ardhshëm.

“Mancuso dhe Bajrami kanë mundësinë të hyjnë nga dera kryesore në Serie A. Mendoj se mund të bëjnë mirë edhe në nivelin më të lartë. Unë jam në vitin e dytë të Serie B, kështu që mbase nuk më takon mua ta gjykoj. Sipas mendimit tim ata janë lojtarë për Serie A. Shpresoj shumë që ai të jetë me Empolin”, ka thënë Dionisi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online