“Pushtimi” me mesazhe te Koço Kokëdhima! Tifozët shkodran bëjnë punën e tyre, tani është radha e Vllaznisë

Tifozët e Vllaznisë e kanë bërë punën e tyre si lojtari i 12 i skuadrës edhe pa qenë në stadium. Menjëherë pas fitores së ekipit kundër Partizanit ka nisur edhe pushtimi me mesazhe te presidenti i Apolonisë, Koço Kokëdhima. Sigurisht që edhe njëherë tjetër është shfaqur humori i shkodranëve që prek nivelet më të larta duke i premtuar Koços ndërtimin e bustit në qytetin e tyre dhe njëkohësisht se do të marrin vajzën e tij në çdo dasëm si këngëtare, Besa Kokëdhimën.

Këto mesazhe morën vëmendje e jehonë të gjerë në “Sport Ekspres”, në emisionin “Skaner” dhe “Procesi Sportiv”. Nga ana tjetër, i prekur nga kjo vëmendje e madhe, presidenti i Apolonisë u shpreh se kjo ndjeshmëri do të jetë një arsye më shumë që ekipi i tij të jetë dinjitoz kundër Teutës.

Pra le të themi se tifozët shkodran e kanë bërë punën e tyre duke garantuar seriozitetin e ekipit fierak ndaj Teutës, që do të jetë më tepër i motivuar se në një tjetër situatë, ku askush nuk do të fliste. I ardhur nga politika, Kokëdhima e di më së miri se duhet të fitojë zemrat e shumicës.

E në këtë rast shumica është Vllaznia nisur nga mesazhet e mbërritura dhe ndjeshmëria e madhe për titullin. Por në krahun tjetër kjo nuk garanton asgjë pasi Teuta ka shumë më tepër cilësi se ekipi fierak dhe kjo nuk mund të diskutohet. Tashmë mbetet edhe në dorën e ekipit të Vllaznisë që të bëjë detyrën për fitoren kundër Laçit, por për të mos hedhur poshtë gjithë punën e tifozerisë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online