Ramadan Ndreu paraqet kërkesë pranë Komisionit të Disiplinës, ja vendimi i marrë për dënimin e tij

Komisioni i Disiplinës ka rrëzuar kërkesën e trajnerit të Kastriotit, Ramadan Ndreut. Ky i fundit u dënua pas ndeshjes me Tiranën në kampionat, duke u pezulluar me 5 ndeshje nga aktivitetet futbollistike. Trajneri i krutanëve ka shlyer 3 takime pa qenë në krye të skuadrës dhe ka bërë kërkesë për të ulur dënimin e tij.

Megjithatë dëshira e tij nuk është plotësuar dhe Disiplina njofton sot se kërkesa e Ndreut është hedhur poshtë, duke lënë në fuqi vendimin e mëparshëm. Në këtë mënyrë, Kastrioti do të mbyllë sezonin pa trajnerin e tij në krye të pankinës. Madje në rast të sigurimit të play out-it, do të mungojë në përballjen e parë me fituesin e çiftit Burreli-Tomori./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Vendimi i Komisionit të Disiplinës:

Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit te K.S Kastrioti z.Ramadan Ndreu, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online