Pushimet drejt fundit, Laçi merkato intensive

Laçi përmbylli aventurën në Europa League. Një tur i kaluar, madje duke eliminuar Anorthosis Famagusta, një ekip mjaft i fortë. Më pas me Molden bardhezinjtë u ndalën dhe me dy humbje (3-0; 0-2) u eliminuan.

Që të enjten lojtarët janë lënë pushim dhe pritet që të zbresin në fushë ditën e martë. Me kuriozitet të madh pritet të mësohet emri i trajnerit që do të pasojë Besnik Prengën, i cili kishte pranuar të drejtonte Laçin në ndeshjet e Europës.

Ndërkohë drejtuesit po punojnë për të përforcuar ekipin në të gjitha repartet. Ata po bisedojnë me lojtarë të ndryshëm, shqiptarë dhe të huaj, dhe pritet që gjatë këtyre ditëve të ketë disa afrime. Sa i takon emrave, gjithçka mbahet sekret.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online