PSG nuk do të kursehet për të fituar Ligën e Kampioneve dhe trajneri Tomas Tuhel ka kërkuar disa përforcime në skuadrën e tij. Njëri duket të jetë rrugës, pasi është arritur edhe marrëveshja. Bëhet fjalë për një lojtar që tekniku gjerman e njeh mirë.
Ai është Julian Vajgël, mesfushor të cilin e ka stërvitur në Gjermani te skuadra e Dortmundit. Futbollisti 23-vjeçar, sipas “Bild”, do të kalojë në Francë për shumën e 50 milionë eurove. PSG pritet që në vijim të bëjë edhe të tjera afrime, pasi për të dominuar në Europë duhet diçka më shumë.
Ndërkohë që ka edhe çështje për t’u zgjidhur, pasi lojtar si Nejmar dhe Rabiot edhe mund të largohen këtë verë, çka do të dobësonte skuadrën franceze, pasi bëhet fjalë për dy lojtarë të kalibrit botëror. Shitja e braziliani mund të jetë edhe e detyruar, por mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë.