PSG me sytë nga akademia, nënshkruan me një 16-vjeçar

PSG është skuadra që në këto vitet e fundit na ka mësuar të shohim transferime me shifra të padëgjuara. Kujtojmë këtu kalimin e Njemar nga Barcelona në Paris për shifrën e 222 milionë eurosh apo dhe të Mbapes nga Monako për shifrën e 180 milionë eurove.

Gjithsesi, sheikët e kampionëve të Francës duket se kanë nisur që të shohin dhe nga lojtarët e rinj me perspektivë. Së fundmi, skuadra e PSG-së ka njoftuar se ka nënshkruar një kontratë profesionale me 16-vjeccarin Titi Artur Zagre.

Mbrojtësi i vitit 2001 është aktivizuar me skuadrën e dytë të PSG-së në dy edicionet e fundit dhe paraqitja e bërë i ka bindur drejtuesit që t’i ofrojnë një kontratë profesionale, që e mban të lidhur me skuadrën e Tomas Tuhel edhe për 3 vite të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *