PSG-ja dhe Marseja zhgënjejnë, “mbreti” i tifozëve në Francë është një tjetër klub

PSG është klubi më dominues i futbollit francez gjatë dekadës së fundit. Paratë e shpenzuara nga parisienët janë të papërfytyrueshme për çdo klub tjetër francez. Megjithatë, suksesi i viteve të fundit dhe yjet e shumtë në ekip nuk kanë joshur as sa pritej popullin kryeqytetas.

Së fundmi “France Football” ka zbuluar pjesëmarrjen mesatare të tifozëve të secilës skuadër. PSG renditet në vend të tretë me 47033 tifozë për ndeshje.

Mirëpo, nuk ka zhgënjim vetëm për parisienët. Vendi i dytë mbahet nga Olimpiku i Marsejës me 48092 tifozë për ndeshje. Tifozët e skuadrës nga Marseja shpesh mburren me faktin që ata janë klubi me më shumë tifozë në Francë, por statistikat nuk e mbështesin këtë , pasi vendi e parë e mban Olimpiku i Lionit me një mesatare prej 48540 tifozësh për ndeshje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online