PSG e nis me trofe, Di Maria dhuron spektakël

PSG e nis me presion sezonin. Kampionët e Francës triumfuan kundër Monakos me rezultatin 4-0, ndërkohë që Tuhel kishte lënë pushim disa prej titullarëve. E nis me trofe në këtë mënyrë aventurën e tij në Francë trajneri gjerman, i cili jep një sinjal të qartë se sërish në Ligue 1 do të jetë e vështirë për t’i ndalur. Nga solit e niste takimin Nejmar, ndërsa nuk ishte i grumbulluar për këtë ndeshje Mbape, ndërsa Bufon zbriste në fushë nga minuta e parë.

Suksesit i hapi udhë Di Maria, i clii arriti që të shënonte një supergol nga një goditje dënimi në minutën e 33-të. Vetëm 7 minuta më pas do të ishte Nkunku, i cili shfrytëzoi maksimalisht një pasim të Nsokit, duke dyfishuar shifrat. Në pjesën e dytë Ueah realizoi dhe golin e tretë, pas një pasimi nga e majta, por në sekondat e fundit kishte sërish kohë për një tjetër gol spektakolare.

Ishte Rabiot që mori topin pranë zonës së portës së tij dhe avancoi deri në sulm, ku shërbeu për Di Marian, i cili vulosi shifrat 4-0, duke realizuar njëkohësisht dhe golin e dytë personal. Disa minuta dhe për yllin brazilianin, Nejamr në pjesën e dytë, por pa mundur që të gjejë rrugën e rrjetës. Një tjetër trofe për PSG-në, që e nis mbarë sezonin, duke koleksionuar kështu Superkupën e tetë në histori.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online