PSG dhe milionat që nuk prodhojnë sukses, Al Kelaifi paralajmëron furtunë

A mund të fitosh gjithçka në futboll, duke blerë lojtarët më të mirë në botë? Nëse quhesh Real Madrid, po, sepse Florentino Perez,  kështu ka vepruar që kur ka marrë drejtimin e Realit shumë vite më parë, por ka pasur në dorë një klub gjigant, që e ka në gjak Europën dhe Champions League.

Po PSG? Klubi francez, ose më saktë klubi i sheikëve të Katarit, ka shpenzuar qindra milionë euro çdo vit, verën e shkuar theu çdo rekord, por përfundimi është i njëjtë: dominim në Francë, dështim në Europë, aty ku pronarët duan sukses me çdo kusht.

Dështimi ndaj Realit ka dehsoeruar presidentin Naser Al Kelaifi, i cili pas ndeshjes ka të kuptohej se kështu nuk mund të vazhdohet dhe se mund të ketë ndryshime të mëdha, edhe pse nuk ka qartësuar në çfarë drejtimi, në skuadër, apo në ulje investimesh.

“Jemi të nervozuar. Luajtëm mirë në pjesën e parë, pastaj pësuam gol dhe nuk reaguam më. Është një humbje zhgënjyese, por nuk do t’i kritikoj në publik. Duhet ndryshim, të shohim çfarë do të bëjmë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *