Mirel Josa i afrohet edhe kupës, befasia quhet Vushtrria

Sot janë luajtur dy ndeshjet e mbetura në çerekfinalet e Kupës së Kosovës. Sfida më interesante luhej në Podujevë, aty ku Llapi në vështirësi priste Prishtinën kryesuese në Superligë, pozicion që deri para pak kohësh e mbante pikërisht Llapi.

Ashtu si në kampionat, Llapi vazhdon të mos fitore, sepse Prishtina e drejtuar nga Mirel Josa fitoi pas penalltive. Një ndeshje plot emocione, me Mirlind Dakun që konfirmoi se është një supertalent, sepse shënoi 2 gola, në pjesën e parë dhe në minutën e 112-të, ndërkohë që Drashko Bozhoviç ishte më i miri për miqtë, me golat në minutat e 75-të dhe 107-të.

Nga pika e bardhë më e saktë u tregua Prishtina, që fitoi 3-2.

Në ndeshjen tjetër të ditës, befasi e madhe, sepse Vushtrria fitoi 1-0 ndaj Gjilanit, në sfidën e luajtur në fushën me bar sintetik në Ferizaj, për shkak se fusha në stadiumin e Gjilanit ishte në gjendje të mjeruar, pasi aty u luajt edhe dje. Vendosi një gol nga Jetmir Topalli në minutën e 36-të, me Vushtrrinë që vazhdon të befasojë në kupë.

Kështu, Vushtrria bashkohet në gjysmëfinale me Prishtinën, Drenicën dhe Vëllaznimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online